Aktualitet

Për ata që s`reshtin së pyeturi: Përse Oprah Winfrey nuk u martua e s`lindi kurrë fëmijë?

Për ata që s`reshtin së pyeturi: Përse Oprah Winfrey nuk u

Është një nga gratë më të fuqishme në botë, më me ndikim, më të pasura, por as ajo nuk i shpëton paragjykimeve: pse nuk u martua? Përse nuk lindi fëmijë? Sot në ditëlindjen e saj, rikujtojmë edhe njëherë ç`ka thënë vetë Oprah për këtë çështje.

Ajo ka një lidhje të gjatë me Stedman Graham, por kurrë nuk është martuar dhe as nuk ka dashur të sjellë në jetë një fëmijë.

Vetë Oprah, kur shikon pas nuk ka asnjë pendesë për çfarë ka jetuar.

"Nëse unë dhe Graham do ishim martuar, atëherë nuk do ishim ende bashkë. Ndaj nuk jam penduar. Nuk kam asnjë arsye. Unë gjithmonë kam zgjedhur atë që është më e mira për mua.

Mendoj që kam bërë më të mirën time me ‘Leadership Academy for Girls” në Afrikën e Jugut duke marrë përsipër edukimin e 172 vajzave të këtij vendi. Këto vajza e kanë mbushur boshllëkun e një fëmije në jetën time. Se dashuria nuk njeh kufij. Nuk ka rëndësi nëse fëmija lind nga barku yt apo e takon kur është 2, 10 apo 20 vjeç për herë të parë. Nëse dashuria është e vërtetë, funksionon", ka thënë Oprah në një intervistë.

Ajo ka folur edhe për të gjitha gratë që statusi i nënës i detyron të heqin dorë nga puna.

“Kam parë përgjegjësinë dhe sakrificën e thellë që i kërkohet një nëne. Unë s`do ta bëja dot ndaj edhe nënat që e bëjnë këtë meritojnë gjithë respektin. Ato zgjedhin të përkujdesen maksimalisht për fëmijët e tyre, por askush nuk u jep atë që meritojnë”, ka thënë Oprah.

*Ky post u përshtat nga Roba Da Donne dhe është realizuar nga Fabjola Hije.