• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Shëndet Të gjitha

    Për ata që po vuajnë me të vjella dhe diarre, si të shpëtoni pa shkuar në spital


    Virozat në stinën e verës janë shqetësim për të vegjlit, por edhe të rriturit. Ditët e fundit në shërbimet e Urgjencave fluksi i njerëzve me shenja shqetësuese ka qenë i madh. Të vjella, me raste temperaturë, diarre, e dhimbje stomaku e barku janë disa nga shenjat më të shpeshta të virozës për të cilat ka ankesa. Gjatë ditëve të fundit në shërbimin e Urgjencës Pediatrike janë paraqitur rreth 1200 pacientë, fluks i pazakontë, që bëri Ministrinë e Shëndetësisë të kthejë tre qendra shëndetësore 24 orëshe për urgjencat pediatrike.

    Diarretë në fakt hasen në çdo periudhë të vitit, por në stinën e verës janë më të shpeshta nga temperaturat e larta, por edhe përhapjes më të shpejtë të infeksioneve, nga qarkullimi i baktereve, por edhe mungesa e higjienës. Bashkë me diarretë shfaqen edhe të vjella, që në gjuhën mjekësore njihen si problem gastro-enterite.  Si rezultat i humbjes së ujit dhe kripërave minerale me të vjella dhe diarre, shkaktohen çrregullime të metabolizmit dhe qarkullimit të gjakut.

    Entela Kolovani, mjeke infeksioniste në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT në një intervistë tregon se nëse neglizhohet trajtimi dhe diarreja zgjat më shumë, do të thotë se kemi të bëjmë me një problem serioz të organizmit, pra rastet ku diarreja shkakton më shumë se 4 jashtëqitje në ditë. Viroza mund të zgjasë nga 4 ditë deri në një jave, në varësi të metabolizmit të personit të prekur.

    Image result for Entela Kolovani

    Nga shkaktarët virale të gastroenteriteve mund të përmenden rotaviruset, coxsackie etj dhe rruga kryesore e përhapjes së këtyre infeksioneve është ajo fekalo-orale, nëpërmjet konsumimit të produkteve ushqimore ose ujit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga personat e infektuar. Po ashtu infeksioni mund të përhapet edhe në rrugë aerogene (nëpërmjet ajrit nga personat e infektuar).

    Por çfarë duhet të bësh nëse je prekur nga viroza? Së pari sugjerohet të shkosh e të vizitohesh. Por nëse situata nuk është dhe aq e rënduar dhe jo e pranishme prej ditësh të tëra, mund të fillosh kurimin nga ushqimi, pa përdorur ilaçe: 

    -Konsumoni shumë lëngje, ujë të filtruar, ujë elbi, ujë orizi, dhe / ose supë dhe lëngje perimesh.

    -Bananet sugjerohen për post-diarre.

    -Përdorni drithëra organike me krunde, përtypini mirë për tretje më të lehtë.

    -Nëse sheh përmirësim, pra kthimin e oreksit dhe ndjenja e gjendjes më të mirë fizike, konsumo shumë perime, fruta, drithëra, dhe proteina nga burime mishi organik, si: mish qengji dhe bizoni, pula, dhe / ose peshk të egër.

    -Çajrat e kamomilit, selvisë, eukaliptit ose mendrës lehtësojnë diarrenë e shoqëruar me dhimbje të barkut ose spazma. 

    Mund të ndjekësh dhe terapinë e lëngjeve: 

    – Lëng karrote + lëng molle;

    – karrota, mollë, dhe selino;

    – karrota, selino, hudhër, majdanoz, dhe spinaq.

    – marule Romaine, spinaq dhe karrota; është gjithashtu një zgjedhje e madhe.

    Ushqimet që duhen shmangur: 

    -Shmangni rrepën, pasi rrezikon të përkeqësojë simptomat. Gjithashtu mos bëj shumë kombinime të ushqimeve në të njëjtin vakt. Pas njërit vakt, duhet të presësh të paktën tre orë para se të konsumosh një tjetër ushqim.

    -Ushqimet e përpunuara komerciale, sheqernat, karbohidratet e rafinuara, yndyrnat e dëmshme, si dhe alkooli, kafeja dhe produktet e tjera me kafeinë, spijet me gaz, dhe çajrat komerciale jo-bimore.

    (Nëse nuk vëren asnjë përmirësim, sugjerohet të shkoni në spital, për ekzaminime të mëtejshme)./Tiranapost.al. 

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690