Aktualitet

Për 20 sekonda tentoi të grabiste një bankë, por...

Kishin kaluar 17 minuta nga mesnata. Në rrugën “Hamdi Cinoimeri” në kryeqytet ka ndodhur një tentativë e dështuar për të grabitur një bankë të nivelit të dytë.

Pasi ka rënë alarmi i bankës efektivët e policisë kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa kanë parë xhamin e hyrjes kryesore të bankës të thyer.

Nga kamerat e sigurisë policia ka parë se një person pasi ka thyer xhamin me gurë, ka hyrë brenda bankës ku ka kontrolluar sirtarët dhe më pas është larguar pa marr asgjë. Kjo sipas edhe deklarimeve të punonjësit të bankës.

Ajo që të bën përshtypje është se shtetas i ka kryer këto veprime për 20 sekonda dhe më pas është larguar me shpejtësi. Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.