SPORT

Pepsi, një shqiptar që “Change the Game” në Zvicër

Pepsi, një shqiptar që “Change the Game” në

Familja Pepsi u gëzua kur djali i tyre Gëzim 3 vite më parë mori një thirrje nga Federata Shqiptare e Futbollit për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi në eliminatoret e kampionatit europian. Vetë Gëzimi kish një ëndërr. Të bëhej si Xherdan Shaqiri. Kur ishte fëmijë e shihte si një mit. Shaqiri është produkt i së njëjtës akademi ku Pepsi sot luan me një prespektivë të qartë. Basel! Në dy ndeshjet e fundit të Champions League për moshat U-21 ai ishte në fushë teksa së bashku me shokët e skuadrës mundën Arsenalin në Londër dhe Ludogorets në Bullgari. Nëse Shaqiri në Zvicër është i njohur gjithashtu për reklamën e Koka Kolës, askush nuk mund ta ndalojë këtë të ri që në të ardhmen të jetë pjesë e një reklame të Pepsit. Fatmirësisht për të, mbiemri mund ti japë një dorë.

Në tetor të 2014 ai la menjëherë shenjë me Shqipërinë U-17. Në fitoren 5-1 kundër San Marinos shënoi 2 gola teksa kundër Norvegjisë dhe Austrisë në përgjithësi diferencat ishin të mëdha si nivel ekipi dhe Shqipëria humbi 3-0 dhe 2-0. Trajneri i U-19 të Zvicrës, Gerard Kastela dha menjëherë alarmin. Një talent i tillë nuk mund të na shpëtojë. Rregullat e FIFA-s në lidhje me mundësinë e aktivizimit të futbollistëve me skuadrat përfaqësuese janë disi të komplikuara për publikun e gjerë dhe të informuar jo deri në hollësi. Një futbollist mund të luajë me këdo skuadër përfaqësuese me ekipet e “moshave” por nëse një ditë vendos ta bëjë një gjë të tillë me Kombëtaren A duhet të ketë parasysh dy kritere, e para të ketë pasur pasaportën e këtij vendi edhe kur luante me Kombëtaren tjetër të moshave dhe e dyta vendimi duhet të jetë i menduar mirë. Nëse shkel fushën me Kombëtaren A nuk mund të ndryshoh më asnjëherë fanelë. Në përgjithësi këtë rregullore Kombëtarja e Shqipërisë e ka shfrytëzuar në maksimum. Disa lojtarë sot pjesë e rëndësishme kuqezi – kujtoni Abrashin dhe Taulant Xhakën – që në të shkuarën kanë luajtur me ekipet e moshave të Zvicrës dhe nuk kanë gjetur vend në përfaqësuesen A, i kthyen sytë dhe këmbët nga Shqipëria. Në heshtje Zvicra dhe Shqipëria kishin bërë një lloj pakti. Qoftë dhe për faktin që ata kanë më shumë mundësi se ne, apo dhe për një lloj kontributi në rritjen e tyre dhe familjeve përaktëse, Zvicra ka pothuaj gjithnjë shansin të zgjedhë më të mirët. Në europian goglat dhe ironia e tyre i vuri përballë. Shaqiri, Behrami, Granit Xhaka kundër Taulant Xhakës, Lenjanit, Kukelit, Abrashit, Gashit e ndonjë tjetri. Që të gjithë kanë qënë pjesë e skuadrave “junior” helvete. Zvicra nuk kish nevojë për të gjithë. Në përgjithësi ky lloj pakti është pranuar. Si i thonë fjalës “nuk ke çfarë bën në të tilla raste” dhe detyrimisht duhet të kënaqesh me ata që mbeten. Respekt maksimal për të gjithë.

IMG_7499

Kjo intermexo shërben për të shpjeguar se çfarë po ndodh realisht me yllin më të ri të mesfushës së Basel-it të të rinjve. Pasi luajti 3 ndeshje me Shqipërinë U-17, Zvicra u hodh në sulm dhe i ofroi një fanelë tek U-19 e saj. Ti thuash jo vendit ku ke lindur, je rritur, së ardhmes dhe karrierës nuk është e thjeshtë. Paragjykimet mënjanë, këta djem kanë dy atdhe. Abrashi kur vendosi të luante për Shqipërinë, në 2013, në një konferencë për shtyp tha që ishte simboli i një brezi që nuk duhet vënë me shpatulla pas murit. “Jam dhe shqiptar dhe zvicerian ose anasjelltas. Familja dhe miqtë tanë janë në Zvicër, origjina në Shqipëri. Kështu që mos më kërkoni që zemra ime të zgjedhë”. Ajo që ndonjëherë është konsideruar biznesi i fanelës në raportin shumë lojtarësh mes Zvicrës dhe Shqipërisë po krijon një tjetër mit. Gëzim Pepsi. Tani po ndodh e kundërta. Nëse në të shkuarën ishim ne ata të cilët përfitonim nga të rinjtë e Zvicrës, tani jemi ne që i hapëm udhën ndërkombëtare një talenti që Zvicra po e rekruton madje me bindjen më të madhe.

IMG_7498

Në Bazel ndodhin nga të gjitha. Në skuadrat e të rinjve nënshtetësia nuk ka vlerë, futbolli është gjithçka. Aty gjen italianë, vendas, francezë, belgë, madje dhe serbë. Gëzim Pepsi nuk është rritur me ndjenjat e theskuara etnike që sidomos në këto momente kanë mbërthyer ballkanin dhe kur dëgjon historira trenash apo lojëra luftash hutohet. Në ishullin e mirëqënies ku ai jeton, njerëzit kanë të tjera objektiva. Për këtë arsye atij nuk i bën asnjë përshtypje që para 2 vitesh luante me Shqipërinë ndërsa tani luan për Zvicrën. Për momentin ai mendon që luan për Basel. Nga kjo skuadër, Shaqiri shkoi në Mynih për të luajtur me Bayern dhe më pas u bë imazhi i Koka Kolës. Me mbiemrin Pepsi ndoshta nuk do jetë kurrë një ikonë e Kolës, por patjetër në të ardhmen mund të ketë në stendën e tij “Change the Game”, sloganin e famshëm të pijes tërë gaz.

Generated by  IJG JPEG Library

“Transferimi” i Pepsit nga Shqipëria te Zvicra është konfirmimi aspak “provokues” i një realiteti që është ulur këmbë kryq në skuadrat tona kombëtare – deri te e ardhmja – prej vitesh, një realiteti i cili sigurisht që do na shoqërojë pothuajse gjithnjë sa herë të bëhet fjalë për zgjedhje përfundimtare në varësi të ofertave. Është pothuaj e pamundur që dikush i lindur në Zvicër, Gjermani, Itali apo gjetkë ti rezistojë tundimit për të përfaqësuar vendlindjen pavarësisht respektit dhe dashurisë që mund të ketë për origjinën. Në këto kushte nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të shpresojmë që ashtu si ndodhi në 3-4 vitet e fundit, Zvicra apo ndonjë Komëbtare tjetër herët a vonë mos tu japë këtyre djemve shanse për të luajtur në kombëtaren A dhe ata ti hedhin sytë drejt nesh. Kjo nuk është fyerje, në fushë do bëjnë gjithnjë atë që dinë të bëjnë. Nuk është praktikisht “as një luftë”.

IMG_7497

Përpara ndeshjes kundër Zvicrës, ose kundër Shqipërisë quajeni si të doni, Blick e përditshmja helvete kish vendosur që në faqe të parë të postonte një zviceriane duke pikturuar tërë kënaqësi flamurin në fytyrën e një shqiptari. “Mos i hidhni benzinë zjarrit”, ishte titulli, që e përkthyer në rastin konkret mund të afrohet me një “Të gjithë pinë Kola, por në këtë botë ka vend dhe për Pepsi”.