Lifestyle Te gjitha TIP top

Pepsi me shije keku? Fundi i botës


Pepsi Cola ka hedhur në treg produktin e ri të Pepsit për në Japoni. Nuk do të jetë në shijen e zakonshme. Më shumë do t`i ngjasojë shijes së kekut karakteristik të Japonisë që e përgatisin enkas për festa. Ne kemi bakllavanë, ata kanë kekun me luleshtrydhe. Pikërisht këtë shije do të ketë edhe Pepsi i tyre. Që në paketim duket që është bërë enkas për festa, sepse në të shkruhet “Christmas”.

Është menduar me detaje çdo gjë, pasi shishja e bardhë nënkupton dëborën e ditëve të dimrit. Diçka që lidhet fare mirë me festat. Krishtlindje, normalisht është shkruar me të kuqe.

Nëse ke neps për ta provuar, do të të duhet të presësh një biletë për në Tokio. Në datën 21 nëntor del në shitje.

Përshtatur nga: myrecipes

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *