Lajme nga Bota

Pema e Krishtlindjeve që mund të thyejë rekordin botëror, New York Post: Jetët e atyre në nevojë do ndryshonin me 1% të vlerës

Pema e Krishtlindjeve që mund të thyejë rekordin botëror,

Një hotel spanjoll pretendon se ka ndezur dritat e pemës më të shtrenjtë të Krishtlindjeve në botë dhe me shumë gjasë do  vendosë rekordin e ri që e mban aktualisht pema e hotelit në Abu Dhabi.

Pema e hotelit spanjoll është 5.7 metër e gjatë dhe me zbukurime që thuhet se kapin vlerën 15 milion dollarë dhe e dini pse? Pasi në të ndodhen diamante dhe gurë të çmuar, rozë, të kuq, të bardhë dhe të zinj.

Kempinski Hotel Bahia afër Marbella të Spanjës zbuloi pemën e dekoruar që me datë 30 nëntor, por ajo do fitojë më shumë famë gjatë ditëve në vazhdim pasi mediat janë fokusuar tek zbukurimet dhe vlera e lartë dhe nga fakti se Krishtlindjet po afrojnë.

New York Post megjithatë nuk shfaq entuziazëm, përkundrazi; shkruan se me 5.5 milionë dollarë vetëm gurët e çmuar të kuq, mund të ushqenin dhe të ndryshonin jetën e 3875 mijë fshatarëve në Tanzani, ose të paktën të ndërtoheshin shtëpi për njerëzit në nevojë.

Në pemë ndodhet: Një diamant rozë 3 karatësh me vlerë 2.6 milionë dollarë, nëntë dekorime me gurë të çmuar të zi 3 karat me vlerë 590 dollarë, dhe zbukurime të tjera me ar 24 karat që kapin vlerën e 1.3 milionë dollarëve.

Related image

Pema u dekorua nga stilisti i famshëm britanik Debbie Wingham, i cili më parë është përfolur si njeriu që dizajnoi tortën më të shtrenjtë të dasmës në botë, për një klient në Dubai, me vlerë 75 milion dollarë në vitin 2015 dhe një palë këpuzë prej ari dhe me diamante rozë dhe blu me vlerë 17 milionë dollarë vitin e kaluar, që morën titullin zyrtar si më të shtrenjtat në botë.

Image result for wedding cake most expensive 75 million dollars

Nëse e shikon me vëmendje mund të vësh re edhe pluhurin e arit 24 karatësh në pemë. Dhe jo më pak e rëndësishmja, mes zbukurimeve janë elementë me gurë të çmuar dhe diamante nga argjendaritë luksoze dhe shtëpitë e modës, duke përfshirë Bvulgari, LV, Cartier, Chanel. Van Cleef & Arpels.

Rekordin Guinness për pemën më të shtrenjtë në botë, e mori ajo e hotelit Emirates Palace në Abu Dhabi në vitin 2010, titull që e mbajti deri më tani, nëse vërtetohet vlera e vërtetë e pemës në hotelin spanjoll. Pema arabe me zbukurimet kapi vlerën 11 milion dollarë, me 181 bizhu të vendosura përgjatë 12 metër gjatësi.

Image result for the most expensive christmas tree in world

Image result for the most expensive christmas tree in world

Për krahasim, pema ikonike e Rockefeller në New York, kap vlerën prej 74 mijë dollarësh./ Tiranapost.al. 

Image result for Rockefeller tree 75 000 dollars