• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    “Pema e Dantes”, këshilltari i Veliajt mbjell një pemë për të birin


    Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve i është bashkuar ditën e sotme edhe Renato Kalemi, këshilltari i kryebashkiakut Veliaj.

    Pemën, e cila mban emrin e djalit të tij, Dante, kanë vendosur si familje që ta mbjellin në lulishten pranë kompleksit të tyre të banimit. Renato Kalemi ka zgjedhur ta ndajë me miqtë në rrjetet sociale këtë moment kaq të veçantë dedikuar djalit të tij, duke postuar edhe disa foto.

    “Pema e dantes – Dante’s tree”, shkruan këshilltari i kryebashkiakut Veliaj, teksa citon edhe një shprehje nga Alighieri: “Amor che nella mente mi ragiona, comincio egli a dir si dolcemente che la dolcezza ancor dentro mi suona” (“Për dashurinë, të cilën mendja ime arsyeton/mendon, butësisht filloj të them që ëmbëlsia brenda meje këndon”).