Politikë

Pedagogu në Kuvendin e PD-së fillon t'i kritikojë, por i ndërpresin fjalën dhe asgjë s'dëgjohet më

Pedagogu në Kuvendin e PD-së fillon t'i kritikojë, por i

Pedagogu Rezart Prifti, edhe kandidat në Këshillin Kombëtar të PD-së, ka marrë fjalën dhe ka kritikuar të djathtën, por nuk e kanë lënë të flasë shumë pasi i kanë fikur mikrofonin dhe figurën e kaluan në plan të përgjithshëm.

Jam këtu sepse besoj se duhet t’i veshim rrobat atdheut se është lakuriq. Dëgjuam këtu lloj-soj fjalimesh. Të përgatitura kryesisht për hënën dhe jo për njerëzit që janë këtu në Tiranë, në shesh në rrethe, dhe që janë fjalë shumë të drunjta, pra një tjerrje masive që nuk vete në veshin jo më në shpirtin e njeriut. Unë mendoj se kjo organizatë ka nevojë për inovacion, ka nevojë për njerëz më kreativë, ka nevojë...”, tha Prifti, më pas asgjë nuk u dëgjua sepse u ndërpre. Shihni videon më poshtë./ Copyright Tiranapost.al

https://www.dailymotion.com/video/x6z07ts