Aktualitet

PDIU vlerëson Edi Ramën: Jemi gati t'i japim timonin

PDIU është gati t’i besojë Edi Ramës timonin e qeverisjes. Kështu është shprehur kandidati për deputet i kësaj partie në Elbasan, Aqif Rakipi, gjatë një takimi elektoral.

Në fjalën e tij Rakipi tha se PDIU është e gatshme t’i japë timonin Edi Ramës, gjithmonë nëse PS nuk arrin 71 mandatet.

Ai ka vlerësuar Ramën duke thënë se është njeriu i duhur për t’i dhënë zgjidhje problemeve dhe çështjeve në Shqipëri.

 “Ja japim timonin Edi Ramës pa problem. Ju e dini të gjithë që unë e kam mik Edi Ramën, sepse ju e kani parë dhe këtu kur ai ka ardhur. Megjithatë ne ja japim timomin Edi Ramës, kur ti japi zgjidhje të gjithë njerzëve këtu, të gjithë fshatit dhe të gjithë Shqipërisë”, u shpreh Rakipi.

Rakipi bëri dhe krahasimin mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

 “Kur vinte Sali Berisha në Peqin “vriteshin” njerzit për ta takuar, ndërsa tani që vjen Luli këtu nuk shkojnë as pesë veta. Shiheni vetë dallimin”, deklaroi Rakipi. E.C/ Copyright Tiranapost.al