Aktualitet

PD thotë se ka emra të tjerë kryebashkiakësh që i prek ligji i dekriminalizimit

PD thotë se ka emra të tjerë kryebashkiakësh që i prek

PD ka kërkuar verifikim për tre kryebashkiakët e PS, ratin e Valdrin Pjetrit që dha dorëheqjen, kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Mark Babani dhe Agim Kajmakun në Vorë. Por pritet që të dalin edhe 8 emra kryebashkiakësh të tjerë që sipas sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, preken nga ligji i dekriminalizimit.

Ish deputeti Agron Shehaj në emisionin Opinion mbrëmë tha se po shihen edhe tetë raste të tjera, por i pyetur për burimin se nga i merr PD informacionet që pretendon se janë të sakta ai thotë:

“Jemi duke parë dhe tetë raste, që do ti bëjmë publik në ditët e ardhshme. Ne na shkruajnë vetë. Vijnë njerëzit vetë, i njohin shumë mirë se me çfarë janë marrë këta. Ky i Vaut të Dejës nuk e di sa emra dhe mbiemra ka. Në momentin që ne na vjen indicia nga disa burime, në rastin e Valdrin Pjetrit ka qenë i dënuar në Itali ne gjejmë mënyrën për ta verifikuar. Nuk është ndonjë vështirësi për këtë, dalin shumë shpejt informacionet”.

Kujtojmë se për tre rastet prokuroria ka nisur verifikimet.  Kryeminsitri Rama në intervistën për Klan, i pyetur nëse do të shkarkohet kryebashkiaku i Vaut të Dejës, si rast i fundit i denoncuar nga PD, pas pretendimeve se ka ndyshuar emra dhe ka qenë i dënuar për vjedhje, Rama tha se autoritetet do të verifkojnë dhe nxjerrin të vërtetën.

Për rastin Pjetri dhe Kajmaku, pritet letërporosia nga Italia për Pjetrin dhe Greqia për Kajmakun. / Tiranapost.al.