Politikë

PD propozon që fushata politike të financohet 100% nga shteti. Ivi Kaso: PS nuk e kundërshtoi

PD propozon që fushata politike të financohet 100% nga shteti. Ivi

Gjatë tryezës për reformën zgjedhore, përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso, kërkoi që fushata politike të financohen 100% nga buxheti i shtetit. Sipas Kasos, kështu do të shmangen financimet private nga burime të dyshimta.

“Qëllimi është të shkohet drejt financimit publik dhe për t’i vënë një kufi shpenzimeve zgjedhore, për uljen dhe futjen e nocionit që financimi privat të mos kalojë atë që marrin nga shteti”, tha Kaso në një deklaratë për mediat.

I pyetur për qëndrimin që pati mazhoranca për propozimin e PD-së, Kaso u shpreh: “Nuk e prekën çështjen e financimit dhe nuk pati një reagim negativ. Nuk vërejtja nga përfaqësues të PS-së ndonjë mbyllje në këtë fazë të propozimit”.

Gjithashtu selia blu kërkon ashpërsimin e kornizës ligjore që pengon financimin nga subjekte që kanë përfituar nga fonde publike nëpërmjet tenderash dhe koncensionesh si dhe ndalime nga përfitimi i tenderave apo koncensioneve, për një kohë të përcaktuar, nga kompani që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët.

https://www.docdroid.net/T0ZwKqc/propozimet-e-pd.docx

/ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/mirepresim-propozime-nga-pd-gjiknuri-tregon-diskutimet-e-tryezes-se-osbe-kufizime-te-reklamave-politike/