• Shqip
  • English
  • E premte, 17 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    PD për vizitën e Ramës në Thumanë: Kush lejoi banorët të hynin në pallate pas 21 shtatorit? Prokuroria të veprojë


    Pas vizitës së kryeministrit Rama sot pasdite në Thumanë, ka reaguar PD. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi i kërkon kryeministrit tu tregojë shqiptarëve se çfarë përmbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura të 26 nëntorit, duke i këkruar edhe prokurorisë që të veprojë me këtë rast, sipas tij pallatet u shpallën të pabanueshme që nga tërmeti i 21 shtatorit.  Në Thumanë, humbën jetën 24 njerëz, të nxjerrë nga rrënojat dhe Bardhi thotë se Rama shkoi sot dhe bëri spektakël të shemtuar atje, duke premtuar shtëpi të cilat i ka për detyrim ligjor ti rindërtojë.

    Image result for Rama ne Thumane 13 dhjetor

    Ai është kthyer në vendin e krimit shtetëror pa dhënë llogari për humbjen e jetëve të 24 njerëzve të pafajshëm, shkruan Bardhi duke shtuar se Rama hesht për përgjegjësitë direkte të Komitetit të Emergjencave.

    -Ndërkaq, prokuroria ka njoftuar se ka nisur hetimi dhe janë marrë provat nga pallatet e shembura, dhe se do ketë ndëshkim penal për shkelësit.

    Reagimi i plotë: 

    Spektakli i shëmtuar i Edi Ramës në Thumanë me shtëpitë që i ka detyrim ligjor për t’i ndërtuar është i papranueshëm dhe nuk e shpëton dot atë dhe bashkëpunëtorët e tij nga përgjegjësia morale, politike dhe penale.

    Ai është kthyer në vendin e krimit shtetëror pa dhënë llogari për humbjen e jetëve të 24 njerëzve të pafajshëm. Në javën e tretë pas tërmetit, Edi Rama hesht për përgjegjësitë direkte të Komitetit të Emergjencave, të drejtuar prej tij dhe të Bashkisë së Krujës, përse banorët e pallateve të shembura në Thumanë u lejuan të jetojnë aty pas tërmetit të 21 Shtatorit.

    Edi Rama është i detyruar t’u thotë shqiptarëve çfarë permbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 Nëntor, çfarë masash u morën dhe kush i lejoi banorët të futeshin në pallate të pasigurta pas 21 Shtatorit.

    Prokuroria duhet të veprojë menjëherë!

    #DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!

    Spektakli i shëmtuar i Edi Ramës në Thumanë me shtëpitë që i ka detyrim ligjor për t’i ndërtuar është i papranueshëm dhe nuk e shpëton dot atë dhe bashkëpunëtorët e tij nga përgjegjësia morale, politike dhe penale. Ai është kthyer në vendin e krimit shtetëror pa dhënë llogari për humbjen e jetëve të 24 njerëzve të pafajshëm. Në javën e tretë pas tërmetit, Edi Rama hesht për përgjegjësitë direkte të Komitetit të Emergjencave, të drejtuar prej tij dhe të Bashkisë së Krujës, përse banorët e pallateve të shembura në Thumanë u lejuan të jetojnë aty pas tërmetit të 21 Shtatorit. Edi Rama është i detyruar t’u thotë shqiptarëve çfarë permbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 Nëntor, çfarë masash u morën dhe kush i lejoi banorët të futeshin në pallate të pasigurta pas 21 Shtatorit. Prokuroria duhet të veprojë menjëherë! #DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!

    Publiée par Gazment Bardhi sur Vendredi 13 décembre 2019

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post