• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    PD pas reagimit të Ramës: Valdrin Pjetri nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për kryetar bashkie


    Për Partinë Demokratike, Edi Rama është në dijeni të kaluarës së Valdrin Pjetrit por vendosi të heshte.

    Në një postim në Facebook, Gazment Bardhi shkruan se, deklarata e kryeministrit ku thoshte se nuk toleron askënd në kurriz të partisë që udhëheq, është vetëm një lojë për t’u distancuar nga çështja.

    “Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet. Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie. Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi! Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki”, shkruan Gazment Bardhi.

    Prej disa ditësh, PD akuzon kryebashkiakun e ri të Shkodrës se ka qenë i arrestuar në Itali për trafik droge 16 vite më parë, akuzë të cilën Pjetri e ka mohuar./ Tiranapost.al

    Rama ‘lëshon’ Valdrin Pjetrin: Nuk kam ndërmend të toleroj askënd në kurriz të PS-së

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post