Aktualitet

PD padit KQZ-në, komisionerët dhe numëruesit e PS në Lezhë

PD padit KQZ-në, komisionerët dhe numëruesit e PS në

Komisionarët dhe numëruesit e PS-së, në zgjedhje 30 qershorit në Bashkinë e Lezhës, janë paditur nga Partia Demokratike.

Kallëzimi penal është bërë për disa vepra penale: “shpërdorim detyre”, “falsifikim të dokumenteve dhe të rezultateve të zgjedhjeve”, “dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “shkelja e fshehtësisë së votimit”, “votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, “dhënia e shpërblimeve” dhe “kanosja e zgjedhësit”.

Në dokumentin që mban datën 12 korrik, shkruhet se PD i ka kallëzuar penalisht ata në Prokurorinë e Lezhës.

Baza ligjore e këtij kallëzimi sipas PD-së në Lezhë është dekreti i Presidentit për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit./ Tiranapost.al