• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    PD nuk mohon një pakt mes Ramës dhe Bashës, Bardhi: Nuk është çështje e dy individëve, po mendojmë të zgjidhim krizën


    Kështu, PD përmes Gazment Bardhit ka folur duke bërë gati terrenin për një marrëveshje të dytë mes Bashës dhe Edi Ramës që pas majit 2017.

    Përgjigjja erdhi si reagim pas batutave të Presidentit Meta, i cili tha jo vetëm raki Skrapari por edhe shampanjë do ngre në rast se hapen negociatat, duke nënvizuar se nuk e xhelozonte kjo, por aspak indiferent pasi një marrëveshje në emër te integrimit ndryshon krejt lojën politike në vend.

    “Nuk e kuptova kështu deklaratën e Presidentit të republikës. Ajo që unë dua të konfirmoj është se nuk ka asnjë pakt dhe nuk do të ketë asnjë pakt pa u plotësuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk është çështje pakti mes dy individëve, por e parimeve dhe standardeve që të mos kemi më një krizë të tillë institucionale, kushtetuese, politike, përfaqësimi, siç e quan Presidenti në të ardhmen”, deklaroi Gazment Bardhi.

    Basha ka patur qëndrime të sinkronizuara me Edi Ramën në lidhje me integrimin. Ka zëra se edhe një bashkëqeverisje në emër të saj nuk do të ishte kaq e pamundur./ Tiranapost.al

    Rama dhe Basha mund të jenë duke u marrë vesh me njëri-tjetrin, Meta thotë nuk është xheloz por lë të kuptojë…

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690