• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore Politikë Të gjitha

    PD ka një pyetje dhe një sugjerim për PS-LSI


    PS-LSI kërkuan shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhjet e 18 qershorit, PD e cilëson si një ‘overdozë budallallëku juridik’.

    Përmes një statusi në facebook, deputeti Oerd Bylykbashi pyet PS-në dhe LSI-në se kush po i pengon për tu regjistruar si koalicion në zgjedhje. “Kaloi afati, humbet e drejta”, shkruan ndër të tjera Bylykbashi.

    Pyetja: Kush ju pengon të regjistroheni si koalicion?

    Sugjerimi: Kërkoni një shkrese mbeshtetese apo rekomandim për ndryshim afati andej nga ORMN (Oficina e Riparimit të Mjeteve të Ndërtimit) se kanë eksperiencë në ndryshime afatesh kushtetuese e ligjore. Ia morën doren me “vitingun” kur i duhej Ramës dhe ndryshuan afatet, rivendosen afatet, ndryshuan procedurat kushtetuese e ç’nuk rekomanduan.

     

    Më poshtë statusi i plotë i Oerd Bylykbashit.
    Overdozë budallallëku juridik

    Sot paskan dalë PS dhe LSI e thonë se do t’i kërkojnë KQZ që të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve. Çfarë gallate idioteske. Është afat prekluziv! Nuk shtyhet! Pikë! Kush ju pengon të regjistroheni si koalicion? Askush. Kjo është një e drejtë jo një detyrim. Kaloi afati, humbet e drejta. Fundja mund të garojnë tek e tek, pse mërziten? Peshkun që i qelb bishti erë mund t’ia shesin shqiptarëve përsëri bashkë edhe pa koalicion në zgjedhje.
    Këta duan ta bëjnë Kodin Zgjedhor si atë paçavuren që bënë për “vitingun” ku nuk lanë procedure e afat pa bërë çorap aq sa nuk merret vesh me llumi që kanë sajuar. Lodhu 10 vjet ne duke përmirësuar Kodin me konsensus, lodhu ODIHR duke rekomanduar të qartësojmë afatet. Të del Rama me Metën, e me një shkresë me dy firma hedhin në erë një Kod me 84 vota.
    Të shohim nëse KQZ do të këpusë ndonjë kumbull doktrinare lapidare. Mund t’u shkojë në mend të nxjerrin një akt normativ të KQZ që kërkon 5 vota. Por KQZ nuk e ndryshon dot ligjin dhe afatet e tij edhe sikur të votojë me 7 vota unanime. Megjithatë, kur përfaqësuesit e qeverisë i thanë Gjykates Kushtetuese se me akt normativ ndryshohet Kushtetuta, mos u habisni që ndokujt mund t’i shkojë në mendje që me akt normativ ndryshohet ligji.
    Sugjerim për keta të PS-LSI: kërkoni një shkrese mbeshtetese apo rekomandim për ndryshim afati andej nga ORMN (Oficina e Riparimit të Mjeteve të Ndërtimit) se kanë eksperiencë në ndryshime afatesh kushtetuese e ligjore. Ia morën doren me “vitingun” kur i duhej Ramës dhe ndryshuan afatet, rivendosen afatet, ndryshuan procedurat kushtetuese e ç’nuk rekomanduan./Copyright Tiranapost.al