• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    PD do të denoncojë KQZ-në: Është e paligjshme


    Vendimin e KQZ-së për refuzimin e kandidatëve të PD-së dhe LSI-së për t’u bërë pjesë e KZAZ-ve, Ivi Kaso e cilësoi si një vendim politik. Gjatë një deklarate për mediat ai tha se, opozita joparlamentare do të ankimojë vendimin e KQZ-së dhe do të kërkojë ndihmën e ndërkombëtarëve.

    “Opozita e bashkuar do t’i drejtohet partnerëve ndërkombëtarë dhe OSBE ODIHR-it, denoncimet do të bëhen konkrete me emër duke filluar nga KQZ, që është e paligjshme”, tha përfaqësuesi ligjor i PD-së.

    Ai u shpreh se 4 kandidatët ishin në përputhje me ligjin dhe nuk kishte sipas tij asnjë arsye për t’i rrëzuar.

    “S’ka pasur asnjë arsye ligjore për t’i hedhur poshtë këto kandidatura. Janë të shqetësuar për kandidimin, pasi nëse paligjshmëritë po ndjek njëra-tjetrën në KQZ, në nivelin e dytë në KAZAZ janë aq të shumta”, tha Kaso./ Tiranapost.al

    Më ndalojnë qytetarët e më pyesin me sinqeritet: Si ka mundësi të duash komisionerin në zgjedhje kur i ke bojkotuar ato

    Video/ Rrëzohet kërkesa për regjistrimin e PD-LSI në KZAZ

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690