Aktualitet

PD i bashkohet thirrjes së Presidentit/Nis mbledhja e firmave për ngritjen e Komisionit Hetimor

Esencë editori/Janë shtuar përplaset mes kryeministrit dhe presidentit ditën e sotme, ndërkohë që ky i fundit i dërgoi një letër Kuvendit të cilit i kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor për të hetuar mënyrën sesi është pajisur me certifikatë sigurie Gent Cakaj, brenda një kohe shumë të shkurtër. I menjëhershëm ka qenë reagimi i PD-së.
PD i bashkohet thirrjes së Presidentit/Nis mbledhja e firmave për

Kështu deputetët demokratë i janë futur punës dhe po mbledhin firma për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për DSIK-në.

Vetë Basha tha sot se DSIK-ja ka përgjegjësi për dhunimin e ligjit për informacionin e klasifikuar sekret.

Opozitës i duhen vetëm 28 firma deputetësh për ngritjen e komisionit hetimor./Tiranapost.al