Te gjitha Tech

Pavarësisht skandalit, amerikanët janë besnikë ndaj Facebook


Pavarësisht skandalit të fundit, përdoruesit amerikanë të Facebook-ut mbeten besnikë ndaj rrjetit social. Facebook pranoi muajin e kaluar se të dhënat e 87 milionë përdoruesve ishin vjedhur dhe përdorur në mënyrë të paligjshme nga kompania Cambridge Analytica, kompania angleze që dikur ka punuar për fushatën e presidentit amerikan Donald Trump. Një e katërta e përdoruesve të Facebook thanë se e përdorën Facebook-un më pak se zakonisht, ndërsa pjesa tjetër e përdorën rregullisht, pavarësisht skandalit. Ipsos mori në pyetje 2.194 të rritur amerikanë të cilët mesa duket do vazhdojnë të mbajnë hapur llogaritë. /Tiranapost.al E.B

Image result for facebook