• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Pavarësisht sa ju qëndron, ja sa gjatë duhet ta mbani manikyrin xhel te thonjtë


    Ndoshta mendoni se thonjtë e bërë me manikyr xhel duhet të zgjasin sa më shumë. Por sipas një estetisteje, maksimumi që mund të zgjasë manikyr xheli pa prishur shëndetin e thonjve është 2 javë.

    Edhe pse manikyri mund të duket shumë mirë pas dy javësh, po rrezikoni që t’ju dëmtojë thonjtë nëse e mbani më gjatë.

    Kur keni xhel te thonjtë vijon procesi i nxehjes së tij sa herë që jeni në kontakt me diellin, gjë e cila e bën më të vështirë heqjen e tyre.

    Gjëja e duhur është që t’i drejtoheni estetistes së thonjve pas dy javësh, pasi ato mund ta heqin tërësisht xhelin pa e dëmtuar thoin. / Burimi Cosmopolitan/ Tiranapost.al