Botë Te gjitha

Pavarësia e Katalonjës/ Madridi u ngrit sot në protestë kundër vendimit të qeverisë


Mbi 45 mijë persona protestuan sot në Madrid, kundër pavarësisë së Katalonjës, për dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhje të parakohshme. Opozita bëri thirrje gjatë protestës pasi kryeministri Pedro Sanchez i ofroi separatistëve një raportues për bisedimet. Këtë veprim të tij, Partia Djathtiste e konsideroi këtë ofertë si tradhtie dhe dorëzimi.

Disa flamuj në tubim shkruanin “Sanchez, gënjeshtar” dhe “Spanja nuk është e negociueshme dhe nuk mund të shitet”.

Grupet ekstreme djathtiste ishin pjesë e protestës nën moton, “Për Spanjën e bashkuar. Zgjedhje menjëherë”.

Protesta u zhvillua dy ditë para fillimit të gjykimit të 12 udhëheqësve të pavarësisë së Katalonjës, të cilët përballen me 25 vjet burg, me akuza për rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike për rolin e tyre në një tentativë të dështuar të shkëputjes nga Spanja./Tiranapost.al