SPORT

Paul Pogba, sportisti francez më i paguar në vitin 2017

Prestigjiozja franceze, “L’Equipe”, publikoi një listë të fitimeve të sportistëve francezë më 2017, në të cilën thuhet se Paul Pogba ka gjeneruar më shumë para në vitin që kaloi, 22.2 milionë euro. Një shifër më e madhe se ajo, e përfituar nga Tony Parker (19.7 milionë), Griezmann (19.1 milionë) apo Benzema (16.3 milionë). Kjo listë është rezultat i një vlerësimi të të ardhurave bruto, para taksave dhe pagesave sociale të gjeneruara në vitin 2017. Përveç kësaj, aty llogariten pagat, shpërblimet për rezultatet, prania e të ardhurave shtesë (të drejtat e imazhit, kontratat e reklamimit)… Sipas këtij publikimi, 2017-ta ishte viti, që për herë të parë një sportist francez kapërceu barrierën prej 20 milionë eurosh. Sportisti i parë, jo një basketbollist apo futbollist, është Sebastien Ogier, i 15-ti në listë (9.5 milionë euro). Përveç kësaj, studimi reflekton hendekun e pagave midis burrave dhe femrave në sport. Asnjë femër nuk është e pranishme në listën e 50 sportistëve francezë me fitimet më të larta. /XH.K

“Top-10” më të paguarit

1. Paul Pogba – Futboll/Manchester United: 22,2 milionë euro

2. Tony Parker – Basketboll/San Antonio: 19,7

3. Antoine Griezmann – Futboll/Atletico Madrid: 19,1

4. Nicolas Batum – Basketboll/Hornets: 18,9

5. Karim Benzema – Futboll/Real Madrid: 16,3

6. Joakim Noah – Basketboll/Knicks: 16,1

7. Evan Fournier – Basketboll/Magic: 15,2

8. Ian Mahinmi – Basketboll/Wizards: 14

9. Franck Ribéry – Futboll/Bayern Munich: 13,9

10. Ousmane Dembélé – Futboll /Barcelona: 10,7