SPORT

Patrik Schick te Juventusi, mungon vetëm zyrtarizimi

Gjithçka duket e bërë për kalimin e Patrik Schick te Juventusi. Dy klubet janë duke shkëmbyer dokumentet finale për të përmbyllur marrëveshjen 30.5 milionë euro që do t’i hapë rrugë kalimit të futbollistit çek te Juventus.

Mësohet se pagesa do të kryhet në tre vite, ndërsa me t’u mbyllur marrëveshja Schick do të nisë menjëherë stërvitjen me grupin e Allegrit. Marrëveshja ka edhe një klauzolë sipas të cilës nëse Allegri mendon se Schick duhet të luajë një vit hua në një ekip tjetër, Sampdoria do të ketë precedencën.

Nga informacionet që japin mediat italiane, për shërbimet e sulmuesit 21 vjeçar çek është interesuar edhe Paris Saint Germain duke ofruar 35 milionë euro, por lojtari ndërkohë kishte arritur marrëveshjen me Juventusin./E.U, Tiranapost.al