• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Patrice Evra tregon se kishte refuzuar Realin për të qëndruar te United


    Patrice Evra ka treguar se gjatë karrierës së tij kishte marrë ofertë nga Real Madridi, por e kishte refuzuar për të qëndruar me Manchester Unitedin.

    Francezi ka thënë se në vitin 2008, i kishte thënë ‘jo’ kalimit te Los Blancos dhe e kishte rinovuar kontratën me Djajtë e Kuq.

    “Kur e fituan Ligën e Kampionëve në vitin 2008, isha në fund të kontratës time dhe Real Madridi erdhi si një mundësi e madhe dhe me më shumë para – e mendova largimin”.

    “Bisedova me trajnerin dhe më tha se do të ma rinovonin kontratën. Asokohe më tha: ‘ Do të japim të njëjtën pagë sikurse Gary Neville!’ Unë i thashë: ‘Trajner, unë kam respekt për Gaz, ai është kapiteni ynë, por unë jam Patrice Evra’”.

    “Duhet të bësh përpjekje. Në fund e nënshkrova kontratën e re. Agjenti im ishte shumë i sinqertë me mua. Më tregoi për sfidën, por e dinte se ADN-ja ime ishte Manchester Unitedi”, ka thënë Evra për Sky Sports. /XH.K