PolitikëTe gjitha

Patozi: Lulzim Basha nuk e godet sistemin, ai po pret tek ferra


“Lulzim Basha duhet të ngrejë një furtunë që të godasë sistemin, por ai nuk është i përgatitur për këtë, sepse ai po pret te ferra”, kështu tha Astrit Patozi në një intervistë për ABC News duke kritikuar kreun e demokratëve. Për Patozin, Basha nuk do që ta rëzojë sistemin qeverisës që është krijuar pasi dëshiron të jetë pasuesi i tij.


Duke vazhduarAi nuk i ka këto kauza. Duhet t’i ketë së brendshmi, t’i ndjejë. Unë druaj shumë që situata për PD do të vijë duke u përkeqësuar

Ndërsa për reformën në drejtësi ai thotë se goditjet e para i përkasin opozitës dhe kjo nuk lë shije të mira dhe se rrezikon që procesi i vettingut të shoqërohet nga një epokë e një drejtësie selektive.

Megjithëse unë hyj tek njerëzit që mezi pres që vettingu të japë frytet e saj po jo për drejtësinë selektive nuk duhet të jem në asnjë mënyrë sepse besoj se një drejtësi selektive është më e keqe se një drejtësi që nuk vepron siç ka qenë për shumë vite në Shqipëri“, thotë ai. /Tiranapost.al