Kosova

Pasuria e zyrtarëve të Kosovës në sitë. Kanë tre ditë kohë të deklarojnë sa lekë kanë

Pasuria e zyrtarëve të Kosovës në sitë. Kanë tre

Pasuritë e zyrtarëve shtetërorë do të kalojnë në filtër. Agjencia Kundër Korrupsionit kanë njoftuar, për mediat dhe gjithë zyrtarët, sidomos ata që nuk kanë deklaruar pasurinë të përfundojnë detyrimin e tyre ligjor dhe afati është vendosur deri në datën 1 prill.

Sipas kësaj agjencie, ky afat llogaritet në përputhje me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, ku përcaktohet se edhe ditët e fundjavës si të shtunat, të dielat dhe ditët kur ka festë nuk do e pengojnë fillimin dhe ecurinë e afatit. Në rastin konkret, afati mbaron në ditën e punë që vjen pas fundjavës.

Kështu të gjithë zyrtarët në Kosovë do duhet të bëjnë deklarimin e saktë të pasurisë, në të kundërt do të përballen me ligjin. / Për Tiranapost.al E.B

Agjencia Kunder Korrupcionit Foto Nga Jasir Zeqiri 6