• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Pasuria e familjes Berisha


    Prej 4 vitesh tashmë nuk është më kryetar i PD-së, por mban vetëm statusin e deputetit. Megjithatë ndaj Sali Berishës nuk kanë munguar akuzat, spekulimet dhe aludimet për pasurinë e tij dhe të familjes.

    Por çfarë ka deklaruar vetë ish-Kryeministri? Sipas asaj që raporton Panorama, bazuar në deklaratën e bërë nga Berisha, ka një shtesë llogarie prej 1 milion lekë të reja. Ndërkohë që pagën vjetore si deputet dhe shpërblimet e ka pasur 1.3 milion lekë. Ndërsa të ardhurat nga ish pozicioni si kryeministër, Berisha i ka 647 mijë lekë.

    Por nuk mbaron me kaq. Vajza e tij, Argita Malltezi, ka deklaruar shtesa në katër llogari me 34 mijë euro, 15 mijë euro, 659 mijë lekë dhe 1.3 milion lekë.

    Të ardhurat nga rroga neto në fakultet për Argita Berishën kanë qenë 1 milion lekë, ndërsa të ardhurat nga mësimdhënia në fakultete private ishte 1.1 milion lekë. Ajo ka përfituar gjithashtu të ardhura nga qiratë në shumën 34 mijë euro si dhe honorare dhe shpërblime në shumën 642 mijë lekë.

    Ndërsa djali i tij, Shkëlzen Berisha ka deklaruar pakësimin e një llogarie me 174 mijë euro si dhe në një llogari në lekë, ka shtuar 2.1 milionë. Ai ka krijuar 600 mijë euro të ardhura nga shitja e një pasurie të paluajtshme.

    Në formularin e të ardhurave për vitin 2016, Shkëlzen Berisha ka deklaruar të ardhura nga konsulenca 3 milionë lekë, të ardhura nga punësimi 961 mijë lekë si dhe të ardhura nga qiraja 47.956 euro.

    Në ditët e fundit të 2016 ai ka mbyllur kredinë 252 mijë euro si dhe ka shlyer 12 mijë euro kredi të cilën e ka marrë për blerjen e një makine. /Copyright Tiranapost.al/