Aktualitet

Pasojat e sekreteve të hershme. Historia e nënës që i prishi lumturinë vajzës

Shumica e njerëzve kanë fatin të jetojnë e të rriten me familjet e tyre të dashura. Por disa sekrete që i mbajnë prej shumë vitesh,  sjellin një trashëgimi të dëmshme në vitet më pas. Në familjet me sekrete nga më të turpshmet, komunikimi bëhet i vështirë. Kurioziteti natyror i fëmijëve mund të sjellë armiqësi, pyetjet dekurajohen dhe gënjeshtrat përjetësohen. Nuk është e lehtë të mbash sekrete. Ne komunikojmë në shumë mënyra. Informacioni zbulohet nga ajo që ne zgjedhim për të folur ose për të mos folur.  Mënyra si reagojmë, gjuha e trupit tonë dhe shprehjet në fytyrë tregojnë shumë gjëra. Sekretet në familje kanë fuqi të madhe, është si një pajisje me gaz, e cila mund të rrjedhë papritur e të përhapë helmin. Si një psikoterapeut, shpesh dëgjoj sekrete që kurrë më parë nuk kam dëgjuar, dhe të gjitha rrëfehen nga klientë që zgjodhën të mbajnë barrën e heshtjes prej shumë vitesh.

Kjo është historia e një vajze të quajtur Alison. Alison kurrë nuk i tregoi një anëtari të familjes se ishte përdhunuar kur ishte adoleshente. Prindërit e saj ishin të krishterë të devotshëm, kështu ajo kishte frikë se do e fajësonin për atë që kishte ndodhur. Kur u martua dhe lindi një vajzë, filloi të shqetësohej për të ardhmen e saj. Kur vajza e saj Vivien u rrit dhe u bë adoleshente, Alisonin e kapi paniku, u shqetësonte për çdo vend ku vajza shkonte. Ajo filloi të ndërhynte në jetën e saj, donte të dinte gjithçka, i bënte pyetje, e presiononte psikologjikisht që të tregonte të vërtetën  e krijuar në mendjen e saj, se diçka kishte ndodhur me vajzën. Por asgjë nuk kishte ndodhur me Vivien. Ajo ishte thjesht një adoleshente. Vajza po shqetësohej çdo ditë e më shumë, madje habitej me pyetjet e me kontrollet që i bënte nëna. E shihte kur e ndiqte rrugës për në shkollë por nuk tregonte. E përgjonte pas derës, e kontrollonte kur shkonte në gjumë, madje edhe të brendshmet i studionte.  E shqetësuar nga gjithë këto veprime, Alison filloi të shmangej nënës e saj, duke dalë nga shtëpia apo duke qëndruar me ditë tek tezja. Por telefoni nuk rrinte një sekond pa rënë. Vajza nuk e dinte se nëna e saj vepronte ashtu pasi kishte kaluar një traumë të vërtetë, ishte përdhunuar në moshën më të bukur të jetës së saj. Alison fajësonte veten për sjelljen e nënës së saj. Por ajo e shkreta nuk bënte asgjë. Alison u rrit dhe kishte mbrëmjen e maturës dhe sigurisht që dikush do e shoqëronte. Ndërkohë nënën e saj e kapi paniku dhe po priste jashtë dritares të studionte shokun e tij të klasës, shoqëruesin e tij.

E veshur me një fustan të mbyllur dhe serioz, sigurisht të zgjedhur nga nëna ajo del nga shtëpia dhe si për t’ja shtuar dozën e panikut, shoku i saj i vendos dorën në bel, e shoqëron dhe e fut në makinën që kishte marrë me qera vetëm për atë natë. Në atë moment nënës së saj, iu kujtuan të gjitha veprimet e abuzuesit dhe menjëherë shkon në kuzhinë, merr një thikë dhe niset drejt vendit ku do festonte maturën vajza. Në mes të kërcimit, nëna i ngul thikën djalit. Kështu mbrëmja e maturës së vajzës u kthye në tragjedi. U deshën plot 6 vite me seanca të ngjeshura terapie që ajo të zbulonte të vërtetën, tja tregonte familjes, burrit dhe vajzës e të çlirohej njëherë e përgjithmonë nga makthi i saj.

Sot vajza e saj është martuar, ka një djalë dhe pas vdekjes së babait e mban nënën në shtëpi, duke e u kujdesur për të. Ndihet mirë por ende kujton ngjarjen e frikshme të maturës. Jo pa qëllim e sjell këtë histori: Tregoni të vërtetat, mos mbani mistere të mëdha ndaj familjes, mund të kritikoheni, mund të nënvlerësoheni, kjo varët se sa të fortë jeni të përballoni. Por të jeni të sigurt se do jeni shumë më të fortë sesa kur mbani sekretet brenda vetes. Në fund të fundit, mendja jote është armiku më i madh, përballë vetes dhe të tjerëve. Rrëfim i psikologut  Sue Cowan-Jenssen Histori personale. Tiranapost.al E.B.  Nëse ke dhe ti një histori, na kontakto në [email protected]