Aktualitet

Pasi pinë alkool dhunuan pronarin e lokalit, pesë të rinj te të 20-tat nën hetim

Pasi pinë alkool dhunuan pronarin e lokalit, pesë të rinj te

Pesë persona janë nën hetim për ngjarjen e ndodhur në fshatin Dunicë, ku u dhunua dhe u shkatërrua lokali i 40-vjeçarit, Erjon Çollaku. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se, personat nën hetim janë Sokol Minini 26 vjeç, E.M. 28 vjeç, A.S. 25 vjeç, F. Minini 26 vjeç, Ç.K. 26 vjeç, banues në fshatin Memëlisht dhe Çervenakë.

Mbrëmjen e së premtes dyshohet se të akuzuarit pasi konsumuan alkool në lokalin e 40-vjeçarit u rikthyen sërish për ta dhunuar, në momentet ku ky i fundit po mbyllet biznesin.

Çollaku mori dëmtime në gjithë trupin por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/pronari-i-lokalit-dhunohet-nga-8-persona-kishin-pire-alkool-me-heret-dhe-u-kthyen/