• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Pasi mbyllën Havanën dhe Tajvanin se nuk lëshonin kupon, Braçe: Mos të m`i bien telefonit


    Zv.kryeministri Erion Braçe u kujtoi edhe njëherë bizneseve të bëjnë kujdes me dhënien e kuponit tatimor. Në fjalën e tij për mediat, Braçe paralajmëroi administratorët e Tajvanit dhe Havanës, biznese që u pezulluan pak ditë më parë për mosdhenie kuponi, se do mbajnë përgjegjësi për kërcënimin e inspektorëve.

    “Apel të gjithë administratorëve dhe pronarëve që kanë qenë në vëzhgim. Kërcënime ndaj nëpunësit të shtetit do të ndëshkohen pa mëshirë. I kërkoj administratorëve të Tajvanit dhe Havanës se çdo kërcënim i paraqitur ndaj inspektorëve që do të përballen me ligjin. Çdo gërmë kërcënuese do trajtohet si krim. Pavarësisht se presidenti nuk na e dha mundësinë për të vënë në zbatim kodin penal, ne do bëjmë aq sa na lejon ligji. Organet e policisë së shtetit kanë vijuar detyrën mënjeherë pas kësaj. Pas fat të keq dhe për fat të mirë unë nuk dëgjoj nga ky vesh. Mos t’i bien celularit fare, dhe as mos të shkruajnë në rrjetet sociale. Kush shan merr mbrapsht mënyrën si adresohet dhe drejtohet”, tha Braçe./Tiranapost.al