• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Pasi i shpëtoi dënimit me burg të përjetshëm, lirohet ish-kreu i bandës së Durrësit, Endrit Dokle


    Lirohet nga burgu ish-kreu i bandës së Durrësit, Endrit Dokle. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Krujës.

    Endrit Dokle kishte marrë dënim me burgim të përjetshëm për krime të rënda të kryera në kuadër të të ashtuquajturës Banda e Durrësit. Dokle ishte i vetmi nga anëtarët e bandës së Durrësit i dënuar përjetësisht.

    Ai ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

    E ashtuquajtura “Banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post