SPORT

Pasi humbi Champions, Bayern humbet edhe Neuer

Si të mos mjaftonte eliminimi nga Champions League, për Bayern vjen një tjetër lajm i keq.

Manuel Neuer është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm deri në fundin e sezonit pasi i duhet të qëndrojë jashtë fushave për gati 5 jave.

Në minutën e 110 të takimit, në pjesën e dytë të kohës shtesë, në aksionin që solli golin e 3 për madrilenët, Neuer ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë.

Pavarësisht se portieri i gjigandëve bavarez dhe i kombëtares gjermane vijoi lojën deri në fund nuk do të jetë i gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit.