Showbiz

Pasi fotoja e Emily-t bëri namin, ç'mund të themi për Sophia Loren që shkonte në plazh e padepiluar?

Pasi fotoja e Emily-t bëri namin, ç'mund të themi për

Ne të lindurit në komunizëm e dimë mirë që ka qenë një kohë në Shqipëri kur puna e depilimit s'ishte punë fare. Gra që kujdeseshin për veten me aq sa mundeshin, por shoqëria nuk skandalohej nëse briskut nuk i kishte rënë rruga nën çorapet e holla apo nën krahët me bluzat zhapone. Po kur shohim këtë foto të divës Sophia Loren, që ka pozuar për qejfin e saj në plazh me krahët ngritur, bindemi që nuk ka qenë veç "modë" e jona.

Nuk quhej skandal as në radhët e yjeve italianë dhe këtu Sophia duket që nuk ka pozuar as për kauza e as për feminizëm, siç u tha pak ditë më parë për foton e modeles Emily Ratajkowski, që pozonte gjithë krenari me sqetullat e padepiluara.

Nuk ngeli revistë e gazetë e portal pa shkruar për Emilyn, ndërkohë që qimet e Sophia-s nuk kanë shqetësuar askënd, thjesht dhe vetëm se ne kemi ndryshuar. Skandalizohemi për gjëra që dikur nuk i bënin përshtypje askujt dhe nuk na bën përshtypje asgjë nga ato që dikur i skandalizonin të gjithë. /Tiranapost.al/