Aktualitet

Pashaportat më të fuqishme, po ajo e Shqipërisë?

Nomad Passport Index ka publikuar raportin mbi pashaportat më të vlefshme. Një studim i tillë publikohet vazhdimisht për të ndërgjegjësuar qytetarët global mbi vlerën e kombësisë së tyre.

Metodologjia që Nomad Passport Index përdor përfshin 199 shtete dhe bazohet në pesë faktorë: Udhëtimin pa viza 50%  të rankimit, Taksat 20% të rankimit, Perceptimin 10% të rankimit, Shtetësinë e dyfishtë 10% dhe lirinë në përgjithësi 10%.

1

Raportin e kryeson Swedia, si një ndër vendet me pashaportën më të vlefshme, duke u pasuar nga Belgjika, Italia, Spanja, Irlanda, Finlanda, Gjermani, Danimarka, Zvicra dhe Luksemburgu.

Shqipëria renditet në vendin e 83 nga 199 shtete. Kurse në vend të fundit është Afganistani.

2