Aktualitet

Pasaportat shqiptare për kosovarët krijojnë Shqipërinë e Madhe?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e mban lart presionin mbi ndërkombëtarët. Në një intervistë për gazetën gjermane “Der Standard”, Thaçi akuzoi Komisionin Europian se po tregohet i padrejtë me vendin e tij. Ai theksoi se kosovarët kanë të drejtë të kenë dhe pasaportë shqiptare dhe kjo nuk do të shkelte asnjë ligj.

“Izolimi që po u bëhet atyre me vizat është arsyeja që nxori në dritë idenë e nevojës për shtetësi shqiptare. U mbetet kosovarëve, vazhdon Thaçi, të vendosin nëse dëshirojnë dyshtetësi apo jo”.

Pyetjes nëse e kishte diskutuar propozimin e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Thaçi iu përgjigj duke thënë se mesazhi i tij ishte i qartë për të gjithë. Fakti që kosovarët mund të kenë shtetësi shqiptare, e shtyn “Der Standard” të ngrejë edhe çështjen e të drejtës së votimit, çka nxit, sipas gazetës, shqetësimin e një Shqipërie të Madhe.

Thaçi e hodhi poshtë si të pavend një ide të tillë, duke shpjeguar se nisma e tij ka të bëjë me lirinë e lëvizjes si e drejtë elementare e njeriut. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]