• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Pas zhurmës që bënë fotot në rrjet, Elton Ilirjani tregon arsyen përse u shfaq i grimuar


    I ftuar tek Rudina, Elton Ilirjani sqaroi të vërtetën e fotove ku u shfaq papritur i grimuar.

    “U grimova për të dhënë një mesazh në 7-vjetorin e kompanisë sime të punësimit: Të gjithë kanë të drejtë të punësohen pavarësisht orientimit. Unë jam çun, jam djalë dhe nuk kam ndër mend të shndërrohem në vajzë. Jam 40 vjeç dhe i kam kaluar këto mendime.

    Bëra shumë mirë që dola kështu dhe nuk jam penduar.  E vetmja gjë që jam penduar ëhstë se nxora padashje emrin e fotografit, Fadil Berishës, por u sqarova vetë me të. Ishin foto të shkrepura miqësisht.

    Ka çuna nga këta të fortët që më shkruajnë në Facebook: Ua Elton sa bukur ngjan, kështu qëndro. Jam nga këta të fortët që shikojmë kudo.

    Kurse një ditë kur parkova makinën në një zonë të pasigurtë dhe një grup çunash m`u drejtuan: Motra, o motra. Iu afrova, se nuk e kam pasur kurrë kompleks dhe i bëra vetëm një pyetje: Ç`të keqe do kishte po të isha motra juaj? Kjo siç duket i bëri të reflektonin”, tregoi Eltoni që edhe në program zgjodhi të shfaqej i grimuar.

    *Ky post u realizua nga Fabjola Hije zbardhur nga Rudina në Tv Klan

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690