Aktualitet

Pas Vuçiç, Thaçi do takohet me Merkel. Por ky i fundit ka zgjedhur një ditë të veçantë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel nesër, në Berlin. Një nga temat kryesore do jetë dialogu i zvarritur (siç shkruan Birn) i BE-së mbi marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. “Takimi do mbahet në një datë simbolike, më 9 maj që është Dita e Europës”, ka njoftuar Thaçi.

Para vizitës së tij, Thaçi foli në telefon me Merkel në datën 17 prill. Në një deklaratë të lëshuar nga Presidenca e Kosovës u tha se tema do ishte forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dialogut me Serbinë. Thaçi ka theksuar se Kosova mbetet e angazhuar për të zbatuar marrëveshjet e arritura deri tani me Serbinë dhe se së shpejti mund të ketë një marrëveshje përfundimtare ligjore.  Kujtojmë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takua me Merkel në datën 13 prill.

“Mund të më telefononi sa herë të doni”, i tha Merkel Vuçiç pas takimit, duke shtuar se: “ Zgjidhja përfundimtare e çështjes Serbi-Kosovë ka nevojë për dakordësine e Gjermanisë, Francës, BE-së, Amerikës, Turqisë dhe Rusisë”, ndërkohë që për Kinën ka thënë se thjesht do të njoftohet për zhvillimet. /Tiranapost.al E.B

http://www.tiranapost.al/skam-fjetur-dhe-kam-ngrene-para-takimit-merkel-guardian-per-nje-vucic-ndryshe/