Showbiz Te gjitha TIP top

Pas vetullës së Adelinës fshihet një e vërtetë aspak moderne


Në prezantimet e para të Adelinës me publikun shqiptar, vetulla e saj e ndarë më dysh tërhoqi vëmendjen jo pak, madje për vite të tëra, ajo është paragjykuar jo pak për këtë. Në fakt të gjithë kanë menduar se e bënte ‘për modë’ duke njohur stilin ekstravagant dhe të guximshëm të Adelinës për kohën. Madje ka qenë një periudhë kohe që vetulla e prerë ishte një tendencë që u përqafua nga  shumë të rinj dhe i fundit që na kujtohet është Noizy.

adlina
Adelna Ismajli

Kush e di, mbase fshihej Adelina pas këtij trendi fiksues, por që ajo për hesapin e vet e paska pasur thjesht të aksidentuar, e jo siç mendonim ne. Këtë e ka zbuluar në një intervistë për Kosovarja, ku ka thënë se vetullën dhuratë” nga fëmijëria, një nga ato lojërat me gërshërë mes motrash që nuk përfundojnë mirë. Po pse nuk e ke thënë më parë Adelina? Je paragjykuar gjithë këto vite, kot.

O.Zh/Tiranapost.al/

Na kontaktoni: [email protected] /

+355684081690

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *