Aktualitet

Pas vendimit të Kolegjit për zgjedhjet, ambasadori i BE takon Ramën në Kryeministri

Pas vendimit të Kolegjit për zgjedhjet, ambasadori i BE takon

Zhvillimet e fundit në Shqipëri vunë në lëvizje edhe diplomatët e huaj. Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca zhvilloi pasditen e kësaj të hëne një takim me Edi Ramën në Kryeministri. Në takimin që ka zgjatur për mbi 60 minuta, Soreca ishte i shoqëruar edhe nga Michella Matuella, shefe e njësisë për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Ndërsa i pranishëm në takim, sipas "Vizion plus", ishte edhe ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.

Ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes Ramës dhe Sorecës, por ky takim vjen pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi kërkesën e Partisë se Unitetit Kombëtar për t’u ç’regjistruar, si pasojë e dekretit të Presidentit.

Pas këtij vendimi të Kolegjit Zgjedhor, zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor. /Tiranapost.al/