Aktualitet

Pas vendimit të Harry-t dhe Meghan-it për t`u larguar, fshihet vjehrra

Pas vendimit të Harry-t dhe Meghan-it për t`u larguar, fshihet vjehrra

Duket se pas vendimit pa rikthim të Harry-t dhe Meghan-it për të dalë nga mbretëria, fshihet Doria, vjehrra e Harry-t dhe mamaja e Meghan-it.

Madje një burim për mediat e huaja thotë se Harry i drejtohet herë pas here asaj për këshilla, e shikon si të ishte mbretëresha.

Meghan arrives with her mother Doria Ragland and Prince Harry to host an event to mark the launch of a cookbook with recipes from a group of women affected by the Grenfell Tower fire at Kensington Palace in 2018

“Meghan i ka besuar përjetë asaj, por edhe për Harry-n është shumë e rëndësishme, meqë nënën e tij e ka humbur herët. Është një kuzhiniere e shkëlqyer dhe shumë e dashur”, thotë i njëjti burim që shtoi se për Doria-n privatësia është diçka shumë e rëndësishme.

“Ndikimi i saj është i madh, edhe kur nuk është me ta fizikisht, është vazhdimisht me ta në telefon”, tregoi dikush afër tyre për Daily Mail.

Kjo media është në një luftë të vazhduar me Meghan e cila ditët e fundit lajmëroi se do t`i hedhë në gjyq për publikimin e fotove të reja nga jeta në Kanada.

*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe u realizua nga Fabjola Hije