Lifestyle Te gjitha TIP top

Pas vdekjes e bija fiton Green Card dhe e helmon dhe një herë Çun Lajçin


Dhimbja për humbjen e vajzës në moshë shumë të re, vetëm 34 vjeçe nuk do largohet kurrë. Me kalimin e kohës plaga vetëm sa thellohet dhe sidomos sot është lënduar shumë. Në emailin e Çun Lajçit ndoshta prej disa muajsh, por ai sot e pa, kishte mbërritur një email nga zyrat e emigracionit në USA. Në email thuhet se vajzës së tij i kishte dalë e drejta për të marrë Green Card-ën dhe për të jetuar e punuar në Amerikë.

Green Card_a jetimePo ta nisi nga Berni i Zvicrës, letrën që e shkrova ditë ma parë n’platonë e Kurrizit të Dardanisë,…

Publiée par Çun Lajçi sur Jeudi 9 août 2018

Po për ç`duhet tani ajo kartë? Bubulina nuk jeton më dhe ky email e bëri të atin edhe më keq. Ajo do ishte gëzuar shumë për këtë lajm. E kishte dashur shumë këtë gjë, por sot nuk e di se e arriti. Çun Lajçi ka bërë një status në gjatë, një letër drejtuar të bijës ku kujton momentin që ajo përdori emailin e tij për aplikimin si dhe shkruan për ditët e sotme, të trishta.

“Ti tani noton n’barkun e miliona krimbave, e unë n’miliona kujtime digjem për ty e n’heshtje thërras: Urime Green Carda Bubulinë”, shkruan ndër të tjera aktori.

Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Çun Lajçi rrëfehet pas vdekjes së vajzës: E ringjalla atë përmes letrave dhe poezive