Aktualitet

Pas Trump edhe Meta mbështet Ramën për dëbimin e diplomatëve iranianë

Esencë editori/Qeveria shqiptare firmosi dy ditë më parë vendimin për të shpallur non grata, pra për të larguar nga Shqipëria të ambasadorit të Iranit dhe të një diplomati tjetër po nga ky shtet. Ky vendim u përshëndet rrufeshëm nga zyrtarët më të lartë amerikanë përfshi këtu edhe presidentin Donald Trump, i cili i dërgoi letër Ramës. Sot ky vendim është përshëndetur edhe nga presidenti Meta.
Pas Trump edhe Meta mbështet Ramën për dëbimin e

“Për këtë çështje jam tërësisht aprovues ndaj reagimit të Ministrisë sonë për Europën dhe Punët e Jashtme”, u shpreh Meta nga qyteti i Pogradecit ku po merr pjesë në “Festën e Verës”.

Në një prononcim për gazetarët Presidenti apeloi që partitë politikë të arrijnë sa më parë një marrëveshje për reformën zgjedhore.

“Padyshim që jemi të vonuar dhe unë apeloj për të arritur sa më shpejt një marrëveshje, që rikthen besimin te zgjedhjet e lira për të gjithë qytetarët shqiptarë”, u shpreh Meta./Tiranapost.al