Aktualitet

Pas shtatzënisë bien flokët, por mos u shqetëso. Dy ekspertë japin zgjidhjen

Gjatë nëntë muajve të shtatzënisë ndodhin shumë ndryshime fizike. Sot do fokusohemi me flokët. Gjatë shtatzënisë, nivelet e estrogjenit rriten dhe kjo ndikon pozitivisht në lëkurë dhe në flokë, duke i bërë më të dendura dhe duke u rritur më shpesh. Me këtë gjë bie dakord dhe kirurgu New-Yorkez Carlos Wesley, gruaja e të cilit Ana e përjetoi gjatë kohës që priste fëmijën në bark. Ai thotë se estrogjeni lidhje me receptorët dhe bazën e folikulave duke nxitur rritjen e flokëve. Por për fat të keq, kjo gjë nuk ndodh pas lindjes.

Pas nëntë muaj shtatzëni dhe pas lindjes, gratë humbin 30% të flokëve, edhe pse jo në të gjitha rastet. Por në përgjithësi nuk rikthehen dhe bëhen gjithnjë e më të hollë. Por mos u mërzisni, dy ekspertë kanë folur për Vogue ku kanë treguar se çfarë duhet të bëni të mbani flokët nën volum, ti rrisni dhe ti mbani shëndetshëm , duke ndaluar rënien. Këshilla e parë është që flokët të mos lidhen shumë lart dhe të shtrëngohen pasi shkakton rënie dhe dobësim të flokëve.

Duhen mbajtur sa më lirë dhe sa më natyrshëm, pa llak apo xhel apo produkte voluminoze. Duhen larë dy herë në javë dhe gjatë larjes bëj masazh skalpit të kokës pasi largon stresin në përgjithësi dhe atë të të flokëve.  Megjithatë në rastet kur gruaja ka pësuar shumë humbje flokësh dhe pas metodave nuk ka rezultate, atëherë mund të marrë në konsideratë të bëjnë trajtime plazme të pasur me (PRP), kryesisht për tre muaj. Ata që kanë mungesë hekuri, duhet të rrisin ushqimet të pasura me të./ Vogue Tiranapost.al E.B