Aktualitet Te gjitha

Pas Shkodrës, edhe Durrësi rifillon mësimin/ Studentët i japin fund protestës


Pas Universiteti të Shkodrës, edhe Universiteti Aleksandër Moisiu në Durrës pritet të rifillojë mësimin. Një nga përfaqësuesit e grupit studentor që mori pjesë në protesta ndërsa ka falenderuar insitucionet shtetërore që dëgjuan zërin e studentëve dhe u dolën në zgjidhje në një kohë rekord ai fton të gjithë studentët që rifillojnë mësimin.

Statusi i tij në facebook: “Qeveria me ane te Ministrisë së Arsimit tregoi edhe njëherë më shumë përgjegjësinë dhe interesimin që ka ndaj kërkesave dhe paqartësive që kanë shtetasit e saj, veçanërisht studentët, pasi janë e ardhmja e vendit tonë! Zgjidhja dhe përgjigja u dha në kohë rekord! I ftoj të gjithë studentët, miqtë dhe të njohurit e mi dhe jo vetëm kudo në Shqipëri veccanërisht studentët e “Universitetit Aleksander Moisiu” (UAMD) që nesër të vazhdojnë procesin mësimor rregullisht duke mos u bërë pre e faktorëve politik mjaft të dëmshëm kundrejt kauzës sonë të madh. Të jemi nje force e cila do zhvilloje e integroje vendin në të ardhmen”, shkruan Prifti.