• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    Pas sheshit “Skënderbej” dhe bulevardit të ri, ky është premtimi i Veliajt për Tiranën


    Jo vetëm investime dhe projekte madhore, por edhe restaurime dhe rehabilitime në çdo zonë dhe lagje të Tiranës. Është ky premtimi i Kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për banorët e kryeqytetit.

    Këtë të dielë, kryebashkiaku inspektoi punimet për rikonstruksionin e rrugëve lidhëse të lagjeve në zonën e ish-Kinostudios.

    Veliaj theksoi se vëmendja e institucionit që ai drejton është e orientuar krah qytetarëve. Dhe për këtë arsye, investimet në lagjet e Tiranës është në nga projektet që tashëm ka marrë formë prej dy vitesh dhe i tillë do të vijojë vullneti i Bashkisë deri në fund.

    Sa i përket investimit në fjalë, Veliaj tha se do të përfitojnë rreth 300 familje, të cilat jetonin në një zonë  ku nuk ishte vënë dorë prej vitesh

    “Jemi shumë të lumtur që kemi mbaruar disa punë të mëdha në qendër të Tiranës, si sheshi “Skënderbej”, si Bulevardi i Ri, si Pazari i Ri, si Parku Olimpik, por njerëzit nuk jetojnë në shesh, njerëzit jetojnë nëpër lagjet e këtij qyteti. Kjo është një zonë që lidh Kinostudion me Repartin 3700, ku kemi rreth 80 familje në këtë zonë dhe 300 në të gjithë pellgun. Investimi do të fillojë në mënyrë kapilare, me kanalizime të ujërave të zeza, me rrjetin e ujësjellësit dhe pastaj me asfaltimin, ndriçimin dhe sinjalistikën e nevojshme për këtë komunitet”, tha Veliaj. E.C/ Copyright Tiranapost.al