Aktualitet

Pas sherrit në lokal, i riu shkon vetë në spital me dëmtime në kokë

Pas sherrit në lokal, i riu shkon vetë në spital me dëmtime

Një i ri është plagosur me sende të forta nga disa persona, ndërsa ndodhej në një lokal në qytetin e Korçës.

I plagosuri mësohet se është paraqitur vetë në spital me dëmtime në kokë, pas një sherri në një lokal.

I plagosuri është në gjendje të rëndë, ndërsa dëshmia e tij mbetet ende e paqartë për policinë pasi ndodhej në efektin e alkoolit. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton rastin./ Tiranapost.al