Aktualitet

Pas referendumit Maqedonia merr lajmin e mirë: Dera e NATO-s është e hapur

Pas referendumit Maqedonia merr lajmin e mirë: Dera e NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është shprehur se dera është e hapur për Maqedoninë pas miratimit të referendumit për emrin e ri.

Stoltenberg ka theksuar se anëtarësim i Maqedonisë do të rrisë stabilitetin e organizatës, por në të mund të hyhet vetëm pas përfundimit të një referendumi të suksesshëm.

“Marrëveshja historike për çështjen e emrit e ka hapur mundësinë për anëtarësim të plotë në komunitetin ndërkombëtarë përfshirë këtu edhe anëtarësim të plotë në NATO. Anëtarësimi në NATO do të ju jep juve dhe fëmijëve tuaj sigurinë që vjen si pasojë e të qenit pjesë e aleancës më të suksesshme në botë dhe do t’i jep shtetit tuaj zë të barabartë në diskutimet tona dhe sqarim të barabartë në vendimet tona. Tani është koha që të dëgjohet zëri juaj. Kjo është mundësi gjë vjen ‘Një herë në jetë’.

Dera e NATO-s është e hapur por vetëm njerëzit e shtetit tuaj mund të vendosin që të kalojnë mes saj”, ka thënë ai.