• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Pas Ramush Haradinajt, një tjetër zyrtar i Kosovës shkon në Hagë


    Gjykata Speciale e Hagës ka thirrur në cilësinë e dëshmitarit kandidatin e AAK-së Lulzim Kabashi, për të dhënë intervistë për krimet e kryera nga UÇK-ja në Kosovë 1998-1999.

    Ish-komandanti i Batalionit të Dytë të Brigadës 125 të zonës së Llapushnikut deklaroi se nuk do të tërhiqet nga gara për të fituar vendin e deputetit në Parlamentin e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.

    Siç shkruajnë mediat në Kosovë, Kabashi pranoi se do të shkojë në Hagë me vullnetin e tij.

    “Jam ftuar dje në mesditë prej hetuesëve të Gjykatës Speciale në cilësinë e dëshmitarit për t’u paraqitur në Hagë, më 24 shtator në orën 09:30”, ka thënë ai.

    Kabashi është anëtar i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila kryesohet nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Ky i fundit dha dorëheqjen në korrik, pasi u ftua në Hagë për të dëshmuar për krimet e Luftës së Kosovës. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690