Showbiz

Pas pushimit nga puna në RTSH, Kaçinari përgjigjet me një foto

Pas pushimit nga puna në RTSH, Kaçinari përgjigjet me një

Paraditen e sotme edhe RTSH-ja e prodhoi një lajm. Shkarkimi krejt i beftë nga puna i tre kompozitorëve, Alfred Kaçinari, Shpëtim Saraçi dhe Edmond Zhulali, shkaktoi pakënaqësi dhe ndjeshmëri bashkë, duke u kthyer në lajm kryesor. I kontaktuar nga TiranaPost, Alfred Kaçinari nuk e ka fshehur habinë e pushimit pa asnjë paralajmërim. Nuk ka bërë ndonjë reagim të fortë me fjalë, por pas disa orësh është shprehur në mënyrën e tij. Një shishe e një gotë verë u postua në faqen e tij në Facebook, me diçiturën "epo... gëzuar".

Po të kesh parasysh se postimi i tij i fundit ka qenë në korrik të vitit të shkuar, ky i bie të jetë reagim dhe çfarë reagimi!!