• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Ta thotë doktoreshë Silva Të gjitha TIP top

    Pas pushimeve, me vrap te dermatologu. Lëkura ka nevojë për ndihmë


    Pas ekspozimit në diell gjatë stinës së verës, me ardhjen e shtatorit vjen dhe momenti për të rikuperuar dëmtimet dhe ndryshimet që lëkura ka pësuar. Dehidrimi, hiperpigmentimet, ulja e elasticitetit, humbja e shkëlqimit si dhe ashpërsimi i lëkurës fillojnë të zenë vend pas nhjyrës së bukur të marrë.  Në këtë fazë një gamë e gjerë  trajtimesh dermo-estetike profesionale mund  tj’ju vijnë në ndihmë.

    Peeling kimik (ose mekanik) ndihmon në eleminimin e qelizave të vdekura të sipërfaqes duke ndihmuar përthithjen më të mirë të kremrave të aplikuara mbi të si dhe duke nxjerrë në pah një lëkurë të re, me shkëlqim e pigment më të njëtrajtshëm. Pas këtyre trajtimeve nevojitet hidratim intensiv me krem ose serum me acid hialuronik, aloe vera, etj.

    Biorevitalizim pa injeksione, ashtu si peeling kimik substancat aplikohen në sipërfaqe të lëkurës (pa shpime) por përbërësit aktivë janë formuluar në mënyrë të tillë që të veprojnë në thellësi të lëkurës për të nxitur rigjenerimin e saj dhe reduktuar njollat. Këto trajtime kërkojnë disa seanca e mund të kombinohen me injeksione me vitamina të ndryshme (vitamina c mjaft e rëndësishme), aminoacide e acid hialuronik  si dhe me plazmën e gjakut tuaj e cila është e pasuruar me faktorë që rrisin prodhimin e kolagjenit. Injeksionet nga njëra anë bëjnë të mundur stimulimin e lëkurës për t’u rigjeneruar, e nga ana tjetër mundësojnë depërtimin në thellësi të lëndëve të ndryshme ushqyese. Këto trajtime kanë kohë rekuperimi minimale dhe rekomandohen të kryhen në mënyrë periodike, sipas skemës së përcaktuar nga mjeku dermatolog.

    *Autorja Dr.Silvana Mishtaku është dermatologe-venereologe, Klinika Vivia, Spitali Amerikan 3

    Email: [email protected]

    Instagram : silvanamishtaku

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690